Gjatë pjesëmarrjes në dialogun e katërt strategjik të Beogradit “20 vjet nga bombardimi i Jugosllavisë”, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, foli për dialogun me Kosovën.
Ai theksoi se Prishtina nuk mund të ndërmarrë asnjë hap pa biseduar fillimisht me Beogradin.
Kreu i shtetit serb shtoi se sulmi i NATO-s kundër Republikës Federale të Jugosllavisë nuk solli në Kosovë paqe, as shoqëri që mbështetet në demokracinë, e as stabilitet.
Sipas Vuçiç, NATO mbështet idenë që shqiptarët të drejtojnë në mënyrë administrative Kosovën, por nuk ka bërë asgjë për mënjanimin e konflikteve mes serbëve dhe shqiptarëve./abcnews.al