“E lumtur që je mirë”, ukrainasja në Tiranë flet live me nënën në Ukrainë: Dëgjojmë çdo ditë bombardime

schedule09:04 - 18 Mars, 2022

schedule 09:04 - 18 Mars, 2022

Vajza ukrainase, Olena Salashnaya, gjatë intervistës që dha për emisionin “Abc-ja e mëngjesit” pati mundësi që të komunikonte live me të ëmën që ndodhet në Ukrainë. Olena erdhi në Shqipëri pranë të dashurit një javë para se forcat ruse të hynin në Ukrainë. Ata tregoi se nuk e besonte se Rusia do të sulmonte vendin e saj. I dashuri i saj, Klaudio Dana tregoi se ka kërkuar që familja e saj të vijë në Shqipëri.

LEXO EDHE: E dashura ukrainase erdhi në Shqipëri një javë para luftës, i riu shqiptar: I kam kërkuar familjes së saj të vijë këtu

Olena tregoi se tani ndihet më e qetë pasi familja është larguar nga Kharkiv ku ka pasur shumë sulme.  Ndërkohë, nëna e Olenës tregoi se ndodhen në një fshat të qetë por dëgjojnë çdo ditë shpërthime dhe sulme. “Më ka marrë shumë malli. Jam shumë e lumtur që Olena është në Shqipëri dhe është e sigurt. Për momentin nuk kemi mundësi që të largohemi pasi kemi dhe një fëmijë të vogël.

Nuk mund të largohem ndërsa burrin tim nuk e lejojnë që të largohet nga Ukraina. Kam një fëmijë të vogël dhe nuk kam mundësi as që të shkoj në punë.“, tha ajo. /abcnews.al