“Skadon ultimatumi Duma” ka qenë tema e emisionit në “Log.” të gazetarit Endri Xhafo, ku të ftuar ishin deputetë të PD dhe analistë.
Për deputetin Tomorr Alizoti edhe pse Lulzim Bashës i ishte vendosur një afat për të dhënë dorëheqjen ai nuk ka për ta bërë një akt të tillë as në ditët në vijim.
“Zoti Basha mesa kam dëgjuar ka thënë më jepni kohë, mund të ketë kjo që ka menduar zonja Duma, ka menduar që Basha sdo japë dorëheqjen të enjten. Duke njohur zotin Basha, ai nuk do jepte kurrë dorëheqjen, ai nuk do e japë dorëheqjen. Nëse një parti merr tiparet e një bunkeri atomik ajo nuk është më një parti politike. Biseda që kamë bërë me koleget është që ti japim kohë mos i japim kohë. Unë mendoj se Basha nuk do e japë dorëheqjen. Dorëheqja në një vend si Shqipëria ty të jep dinjitet, dhe mund ta shfrytëzosh që edhe në humbje të jep një vlerë tjetër. Unë kam dëgjuar reflektoj, një hap mbrapa një hap para këto janë banalitet”, tha Alizoti.
Ndërkohë që Flamur Noka ka qenë më i ashpër duke theksuar se nuk ka nga të japë dorëheqjen, pasi Basha sipas tij është i shkarkuar në referendumin e 18 Dhjetorit nga vetë demokratët.
Ai theksoi se aktualisht Basha po mban peng selinë dhe zyrën në PD.
“Ajo që vlen të theksohet është fakti se koha i dha të drejtë demokratëve. Demokratëve të cilët patën zgjuarsinë, mençurinë mbase dhe instinktin për të parë më herët se ku po shkonin dhe reaguan më 11 Dhjetor. Çdokush nga kolegët e mi sot ka mirënjohjen më të thellë nga çdo demokrat sepse reagun ndaj një individi, që sot mban peng karrigen e kryetarit, i cili e kishte shndërruar PD-në në një dyqan dhe kauzat e saj si një proces i përhershëm mjeljeje, kjo është e gjitha. Ndaj unë mund tu them se çdo njëri nga deputetët që kanë reaguar të çlirohet dhe mos jetë më bunkier meriton mirënjohje, sot nuk ka njeri në këtë vend që nuk e kupton që Lulzim brava se ka patur në asnjë moment ëndërr fitoren e PD-së”, deklaroi Noka.