Anglia do të luajë dy miqësore në muajin mars, me Zvicrën më 26 dhe Bregun e Fildishtë më 29, me trajnerin Gerath Southgate që ka grumbulluar edhe lojtarët që do t’i ketë të gatshëm për këto ndeshje.
Në listën e “Tre Luanëve” janë përfshirë 25 lojtarë, ndërsa bien në sy edhe mungesa e futbollistëve që priteshin të ishin të grumbulluar nga tekniku anglez.
Për Jadon Sancho, Fikayo Tomori dhe Markus Rashford nuk ka vend në listën e Anglisë, dhe për të gjithë kritikët, vetë timonieri Southgate ka një përgjigje për mungesën e tyre.
“Kemi shumë lojtarë sulmues në përbërje, lojtarë që në idenë tonë të lojës janë një hap përpara Sanchos. Ai është përmirësuar në ndeshjet e fundit, por ka konkurrencë të madhe në atë pozicion ku luan.
I njëjti diskutim vlen edhe për Rashford, ai vetëm duhet të mendojë për të luajtur mirë sepse nuk është në momentin e tij më të mirë”, deklaroi Gareth Southgate.
Lista e lojtarëve të grumbulluar:
Portierë: Pickford, Pope, Ramsdale
Mbrojtës: Alexander-Arnold, Coady, Guehi, James, Maguire, Mings, Shaw, Stones, White
Mesfushorë: Bellingham, Gallagher, Henderson, Mount, Rice, Ward-Prose
Sulmues: Abraham, Foden, Grealish, Kane, Saka, Smith Roëe, Sterling. /f.a/abcnews.al