Modelja e njohur, Adrola Dushi është shumë aktive në rrjetet sociale, ku publikon herë pas here foto dhe video të ndryshme.
Së fundmi, ajo ka ndarë në Instagram një foto përpara pasqyrës, në të cilën shfaqet e veshur sportive.
Mirëpo, ai që ka tërhequr më shumë vëmendje ka qenë nënshkrimi i modeles: “Ju ndodh edhe ju të fiksoheni me një palë atlete e deri sa t’i dali boja s’i hiqni më nga këmba?”.
Padyshim, komentet kanë qenë të shumta, por ai që ka rënë në sy të të gjithëve është i aktorit, Ermal Mamaqi.
“Na ndodh motër na ndodh… të gjithë kemi qenë pa lekë dikur”, ka shkruar ai duke shkaktuar shumë të qeshura./abcnews.al