Aktori i famshëm amerikan dhe ish-guvernator i Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger, i është lutur presidentit rus, Vladimir Putin të ndalojë luftën që i ka shpallur Ukrainës që prej 24 shkurtit.
“Presidentit Putin i them: Ti e nise këtë luftë. Ti je duke udhëhequr këtë luftë. Ti mund ta ndalosh këtë luftë.”
I love the Russian people. That is why I have to tell you the truth. Please watch and share. pic.twitter.com/6gyVRhgpFV
— Arnold (@Schwarzenegger) March 17, 2022
Nëpërmjet një videoje në Twitter Schwarzenegger thotë se forca dhe zemra e popullit rus kanë qenë gjithmonë burim frymëzimi për të.
“Kjo nuk është lufta që kanë bërë gjyshërit tuaj apo stërgjyshërit tuaj për të mbrojtur Rusinë. Kjo është një luftë ilegale”, thotë aktori për ushtarët rusë./abcnews.al/

