Nicolas Anelka, ish-sulmuesi i njohur francez që tani ka nisur karrierën si trajner, është i mendimit se Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo e kanë mbyllur me futbollin.
“Karrierat e tyre kanë përfunduar dhe mendoj se të dy duhet të jenë shumë të lumtur me atë që kanë arritur në 15 vitet e fundit. Ishin në majë të botës dhe tani është normale që të ulet ritmi. Më çuditi më shumë Messi se Ronaldo.
Mendoja do ishte për shëtitje në Francë dhe Ronaldo do të kishte më shumë vështirësi në Angli, pasi për mua Premier League është kampionati më kërkues në botë. Të dy duhej të ishin treguar më inteligjentë.
Kjo është ajo që u ndodh lojtarëve, të cilët duan të luajnë më shumë vite. Ata nuk u treguan të zgjuar. Duhej të mendonin që të gjenin sfida më pak të komplikuara, pasi duhej të merrnin vendimet e duhura për të mbyllur karrierën në majë.
Ka lojtarë të cilët nuk dyshojnë që ta mbyllin në moshën 32, 33, 34-vjeçare, për të mos u kritikuar. Unë u ndala kur isha 36, por në moshën 32-vjeçare ika në Kinë”, është shprehur Anelka për RMC Sport. / abcnews.al