“Isha një vajzë naive” Armina tregon se si i ndryshoi jeta pas lidhjes me Shkëlzenin

schedule07:48 - 17 Mars, 2022

schedule 07:48 - 17 Mars, 2022

Blogerja Armina Mevlani ka folur së fundmi për paragjykimet me të cilat është përballur pasi bëri publike lidhjen me Shkëlzen Berishën. Ajo është shprehur se ka qenë lidhja e parë serioze për të ndërsa shtoi se jeta e saj ndryshoi shumë që kur çdo gjë u bë publike.

Armina tha se ishte një vajzë naive para se jeta e saj të ndryshonte kur lidhja u bë publike. Ajo shtoi se kjo gjë e kishte bërë që të kuptonte se shoqëria e saj ishte ndryshe pasi nisën të publikoheshin gjëra nga jeta e saj personale që vetëm njerëzit e afërt i dinin.

“Unë personalisht e kam gjetur veten në një moshë shumë të re përpara sulmeve mediatike. Jeta ime domethënë… duke qenë që në lidhjen time, e cila u bë publike ndryshoi shumë. Unë isha një vajzë naive ku adhuroja të rrija vetëm me shoqërinë time ku s’kisha pasur eksperienca lidhjesh më përpara… serioze.

Dhe nga momenti që më ndryshoi në pak ditë, që në momentin që u bë publike, fillova të kuptoj që shumë nga shoqëria ime funksiononin ndryshe. Kuptova që shumë gjëra të miat personale, filluan të qarkullonin të cilat unë i kisha folur me njerëz shumë të afërt.”, rrëfeu ajo.

Armina Mevlani talks about the wedding, Shkelzen Berisha's children and  motherhood plans - TV Mania

Armina Mevlani rrëfen planet për pushime me Shkëlzenin dhe ditën e madhe të  fejesës apo martesës - FaxWeb

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!