Prej disa ditësh, këngëtarja e njohur, Tuna Sejdiu, po shijon pushimet në Dubai, së bashku me dy djemtë e saj, Tianin dhe Zenin.
Ajo duket se po kalon një kohë të mrekullueshme dhe këtë e ka ndarë përmes disa postive në Instagram.
Në njërin prej tyre në Instastory, ajo ka shkruar: “Gëzuar për të gjithë ju. Le të vazhdojmë të punojmë për ta bërë këtë botë një vend më të lumtur e të sigurt për fëmijët tanë”.
Sa i përket muzikës, Tuna, kohët e fundit, ka qenë më e tërhequr nga muzika e projektet e reja./abcnews.al