4 viktima dhe mbi 300 të infektuar me Covid në Maqedoni

schedule18:08 - 16 Mars, 2022

schedule 18:08 - 16 Mars, 2022

Në Maqedoninë e Veriut vijon të jetë i lartë numri i të infektuarve ditorë me Covid. Në raportin e fundit të ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se nga  2 535 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid 328 raste të reja dhe kanë humbur jetën 4 persona/

Rastet e reja janë konfirmuar 179 në Shkup, Prilep 21, Manastir dhe Kavadar 17, Kumanovë dhe Vels 10, Ohër dhe Kërçovë 9, Resnjë 7, Shtip 6, Gostivar, Strugë dhe Radovish 5, Gjevgjeli dhe Vallandovë 4, Tetovë dhe Koçani 3, Strumicë, Negotinë dhe Sveti Nikole 2 dhe nga 1 në Kriva Pallankë, Dibër, Berovë, Vinicë, Probishtip, Bogdanci, Kratovë dhe Demir Kapi.

Nga gjitsehj 328 rastet e reja, 65 janë riinfekimi. Në orët e fundit gjithashtu kanë fituar betejën me Covid 237 pacientë.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Maqedoni janë regjistruar 302.224 raste me COVID-19, ndërsa prej tyre 291.144 janë shëruar dhe 9.159 persona kanë humbur jetën.

Numri i rasteve aktive është 1.921./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!