Pasi mohoi për abcnews.al se është përfshirë në një sherr në Bruksel, Don Xhoni ka sqaruar të vërtetën. Përmes një postimi në rrjete sociale, reperi i famshëm shkruan se nuk është e vërtetë që është larguar me forcë nga sigurimi pasi nuk është përfshirë në mosmarrëveshje.
Reperi shkruan se në fakt menaxheri është munduar ta largojë nga ngjarja pasi disa anëtarë të stafit ishin përfshirë në një mosmarrëveshje.“Sqarim, sot në portale po qarkullon një video, ku e vërteta është se menaxheri Besart Muqolli dhe organizatori i mbrëmjes më kanë larguar në drejtim të dhomës së artistëve.
Pasi unë kam tentuar t’i qetësoj disa pjesëtarë të stafit tim në një mosmarrëveshje që kishin dhe në atë rast më kanë larguar menaxheri dhe organizatori duke menduar se po hy edhe unë në atë mosmarrëveshje.”, ka shkruar Don Xhoni.
Ai ka ndarë dhe një foto ku shihet ai së bashku me menaxherin e tij. “Në foto/video shihet menaxheri im (i rrumbullakosur në foto) së bashku me organizatorin që më largojnë në drejtim të dhomës që të mos përfshihem fare në atë rast.”, shkruan reperi.
/abcnews.al