Barcelona po tenton të rinovojë marrëveshjet me dy prej lojtarëve të saj kryesorë, mbrojtësin Ronald Araujo dhe mesfushorin e talentuar, Gavi.
Ky mision nuk do të jetë i lehtë, duke parë ofertat që ata kanë nga klubet e Premier League.
Gerard Romero shkruan se për qendërmbrojtësin uruguaian Manchester United ofron një marrëveshje prej së cilës do të përfitonte 8 milionë euro në sezon.
Arsenali gjithashtu e do, por oferta e “Topçinjve” është 6 milionë euro në sezon. Më këtë shifër Liverpool tenton të “joshë” Gavin, i cili momentalisht te Barcelona merr “qindarka”. / abcnews.al