Kosova U21 shpall listën anti-Slloveni, ftohet edhe lojtari i Skënderbeut

schedule21:27 - 15 Mars, 2022

schedule 21:27 - 15 Mars, 2022

Kosova U21 po bëhet gati për ndeshjet kundër Sllovenisë U21, më 25 dhe 29 mard, ndërkohë që trajnerin në këto sfida do e bëjë Albert Bunjaki, i cili mbulon rolin e drejtorit teknik.

Kosova do të grumbullohet më 21 mars dhe FFK ka publikuar edhe listën e futbollistëve. Nga Abissnet Superiore është vetëm Leard Sadriu i Skënderbeut.

Pjesa më e madhe e lojtarëve luajnë jashtë, ndërsa nga kampionati dardan janë 6 lojtarë të ftuar. Kosova U21 është në një grup me Shqipërinë U21 dhe renditet në vendin e pestë me 6 pikë në grupin G. / abcnews.al