Nga Leontina Nika
Pandemia ndërpreu ekspeditat arkeologjike përgjatë dy viteve. Drejtorja e Institutit të Arkeologjisë Belisa Muka, thotë se në mes të prillit gërmimet e para do të nisin në Bushat të Shkodrës për t’u shtrirë gjeografikisht në 30 zona të Shqipërisë.
Synimi kryesor sipas arkeologes është që objektet e zbuluara të cilat ndërrojnë edhe datat historike të mos mbesin në qark të mbyllur specialistësh, por të jenë më të prekshme për publikun e gjerë.
Objektet e dalë nga nëntoka pjesa më e madhe ruhen në fondin e arkeologjisë, ndërkohë që shumë prej tyre ekspozohen në muze të ndryshëm në vend. /abcnews.al