Aleanca e Atlantikut të Veriut është duke organizuar në Norvegji atë që është cilësuar si stërvitja më e madhe ushtarake në 30 vitet e fundit. NATO ka shpjeguar megjithatë, se stërvitja nuk ka lidhje me pushtimin e Ukrainës nga Rusia, pasi ishte programuar për vitin e kaluar dhe më pas u shty për shkak të pandemisë.
Po ashtu, aleanca kishte ftuar edhe vëzhgues nga Rusia për të ndjekur stërvitjen, por ftesa u refuzua nga Moska.
Në këtë stërvitje, që po zhvillohet 200 kilometra larg kufirit me Rusinë dhe që mban emrin “Përgjigjja e Ftohtë” marrin pjesë 30 mijë trupa, 50 anije luftarake dhe 200 avionë luftarakë. /abcnews.al/