“Jo vetëm Ukrainën, Putin do të shkatërrojë të gjithë Perëndimin”, çfarë tha ish-presidenti ukrainas

schedule15:27 - 15 Mars, 2022

schedule 15:27 - 15 Mars, 2022

Ish-presidenti ukrainas, Petro Poroshenko ka paralajmëruar se Vladimir Putin nuk do të ndalet së pushtuari Ukrainën, nëse Perëndimi nuk ndërhyn.

Në një intervistë për Skynews ai tha se Putin kërkon të marrë Krimenë dhe Donbasin nga Ukraina. Por nuk do të mjaftohet me kaq, sipas Poroshenko, Putin do kërkojë Skocinë nga Britania e Madhe dhe Alaskën nga SHBA-të.

Lexo edhe: Lufta nuk le as të varrosësh të vdekurit, të afërmit braktisin ceremoninë pas sirenave në Ukrainë

“Ai dëshiron të shkatërrojë jo vetëm Ukrainën, por të gjithë Perëndimin, përfshirë Britaninë e Madhe dhe SHBA-në. Mos u përpiqni të bëni kompromise me Putinin,” paralajmëroi ai, duke argumentuar se presidenti rus “do të shkojë gjithmonë më tej”.

Poroshenko tha se sulmi ajror në Lviv gjatë fundjavës, jo shumë larg nga kufiri polak, ishte “simbolik” dhe tregoi se Putini është i gatshëm ta çojë konfliktin një hap më tej./abcnews.al/