Armand Duka u konfirmua si president i Federatës Shqiptare të Futbollit, ndërkohë që në Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore u votua edhe për Komitetin Ekzekutiv, ku një vend të sigurt e kishin presidenti, kreu i Shoqatës së Arbitrave dhe një nga kandidatet, Anila Basha, si e vetmja femër, e cila i mori edhe votat.
Në përfundim të votimeve, rezultati ishte që pjesë e KE të jenë: Abdyl Kuriu (38 vota), Anila Basha (35 vota), Arben Dervishaj (39 vota), Bardhyl Jera (35), Envi Hicka (30 vota), Ervin Canollari (37 vota), Gjergji Petro (34 vota), Lutfi Nuriu (39 vota), Pano Xhixho (36 vota) dhe Ylli Çekiçi (34 vota).
Për një vend si anëtar të Komitetit Ekzekutiv ishin në garë: Abdyl Kuriu, Anila Basha, Arben Dervishaj, Bardhyl Jera, Envi Hicka, Ermal Tahiri, Ervin Canollari, Gjergji Petro, Lutfi Nuriu, Pano Xhixho, Vasil Bicaj dhe Ylli Ҫekiҫi. / abcnews.al