Snajperisti i rrezikshëm paralajmëron Putinin: Nuk do hezitoj kur të vijë momenti për të shtypur këmbëzën

schedule22:29 - 14 Mars, 2022

schedule 22:29 - 14 Mars, 2022

Snajperisti kanadez, i cilësuar si një nga më të mirët në botë, i cili la pas gruan dhe djalin për të luftuar në Ukrainë, ka paralajmëruar presidentin Rus, Vladimir Putin, se nuk do të ngurojë të shtypë këmbëzën kur të vijë koha.

Snajperisti kanadez i njohur me nofkën ‘Wali’ në një intervistë për Daily Mail, ka deklaruar se nuk do të nguronte të shtypte këmbëzën e armës në rast se do t’i dilte para Vladimir Putin.

“Nuk më pëlqen ideja për të qëlluar dikë. Por kur të vijë koha për të shtypur këmbëzën, nuk do të hezitoj. Nëse Putini do vërtet Kievin, ai do të duhet të paguajë një çmim të madh. Askush nuk i do rusët këtu dhe të gjithë do të rezistojnë. Dëmi që ne mund t’u bëjmë atyre do të jetë i çmendur. Ata do të humbasin aq shumë jetë sa do të bëhet një Stalingrad tjetër.

Aktualisht, trupat ruse po afrohen më pranë kryeqytetit Kiev dhe besohet se janë vetëm 15 milje nga qyteti, ndërsa civilët e tmerruar vazhdojnë të largohen nga shtëpitë e tyre. /Abcnews.al/