Rikthehet trendi i viteve 2000, çantat që do të na shoqërojnë gjatë pranverës

schedule14:55 - 14 Mars, 2022

schedule 14:55 - 14 Mars, 2022

Duke qenë se vitet ’00 janë kthyer në trend, gjejmë gjithnjë e më shumë elementë që i referohen kësaj dekade. Nga pantallonat me prehër të shkurtër tek bluzat, të gjitha tendencat që dominojnë janë referenca të asaj kohe dhe mënyra se si janë integruar në setet e sotme është super moderne.

Sa i përket aksesorëve, çantat xhins janë rikthimi i sezonit. Xhinsi si element është një tipar i viteve 00 – xhaketat xhins, rripat dhe sigurisht xhinset, të cilët ishin pjesë kryesore e paraqitjeve më elegante të të famshmëve. Duke vëzhguar koleksionet e fundit, çantat xhins  ishin në stile dhe forma të ndryshme.

Janë ideale për daljet e përditshme, praktike dhe mund të përshtaten me çdo veshje. Një çantë prej pëlhure xhins është investimi që mund të bëni nëse doni diçka të përjetshme, por me elemente moderne. Opsionet janë të pafundme për të gjitha shijet dhe ju rekomandojmë të guxoni trendin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!