Vllaznia arriti një fitore shumë të rëndësishme për mbijetesën në Superligë, duke mundur 2-1 Luftëtarin në Shkodër. Skuadra vendase u udhëhoq nga kapiteni Gilman Lika në sfidën e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi”, ndonëse e pati të vështirë deri në fund për të marrë tri pikët.
Gilman Lika krijoi golin e parë që nga goditja e dënimit, ndonëse topi u devijua nga Ramadani dhe pastaj përfundoi në rrjetë. Luftëtari u përgjigj po me një goditje dënimi të ekzekutuar mjeshtërisht nga Devi Bregu duke barazuar rezultatin në pjesën e parë. U desh goli i Gilman Likës 7 minuta para fundit që Vllaznia të fitonte dhe të ngjitej në kuotën e 12 pikëve, tri pikë larg Luftëtarit që është i parafundit.
Edhe ndeshja tjetër përfundoi po me këto shifra, 2-1. Kamza fitoi në fushën e vet ndaj Lushnjes dhe u afrua në vetëm 2 pikë me vendin e dytë. Lushnjarët kaluan të parët në epërsi me rrjetën e Cankës, por Kamza e përmbysi rezultatin. Për skuadrën e trajnerit Ramadan Ndreu shënoi Plaku, ndërsa shkaktoi autogol Meto./abcnews.al
Vllaznia fiton derbin për mbijetesë ndaj Luftëtarit në Superligë
schedule16:27 - 26 Nëntor, 2017
schedule 16:27 - 26 Nëntor, 2017