Dritë në tunel? Përparim në negociatat e paqes Rusi-Ukrainë

schedule10:37 - 14 Mars, 2022

schedule 10:37 - 14 Mars, 2022

Teksa bisedimet për paqen midis Moskës dhe Kievit janë duke u zhvilluar , zyrtarët e lartë ukrainas japin informacione rreth takimit.

Nënkryetari i zyrës së presidentit Volodymyr Zelensky, Ihor Zhovka, tha se Rusia është paraqitur më pozitive sot në krahasim me raundet e mëparshme.

“Në vend që të na japin një ultimatum ose vija të kuqe, ata tani duket se po fillojnë negociatat konstruktive”, tha ai për BBC.

Lexo edhe: Nis raundi i katërt i negociatave për luftën Rusi-Ukrainë, detaje nga takimi

Bisedimet po zhvillohen nëpërmjet një telekonference, ndërsa sipas asaj që shkruhet në Twitter nga “dora e djathtë” e Zelenskyt dhe kreut të delegacionit ukrainas, Mikhail Pontoliak , fokusi i diskutimeve do të jetë për “paqen, armëpushimin, tërheqjen e menjëhershme të trupave dhe sigurinë dhe garancinë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!