Borussia Dortmund siguron 3 pikët në përballjen me Arminia Bielefeld, pasi i mposhti minimalisht 1-0.
Marius Wolf ishte edhe autori i golit i cili i dha fitoren verdhezinjve të cilët nuk i “shqiten” Bayern Munich, teksa tashmë ndodhen vetëm 7 pikë larg tyre, por kanë dhe një ndeshje më shumë për të zhvilluar dhe diferenca mes tyre mund të shkojë në katër.
Po 3 pikët ka siguruar edhe skuadra e Eintracht Frankfurt, teksa fitoi me përmbysje 2-1 ndaj Bochum.
Befasinë në Bundesligë e bëri Bayern Leverkusen, që u mposht nga Koln me rezultat minimal 1-0. Pas kësaj humbjeje Leverkusen rrezikon tashmë edhe vendin e tretë në klasifikim.
“Aspirinat” ishin më kërkues, por nuk ia dolën t’i finalizojnë tentativat e tyre drejt portës së skuadrës mike. Koln nga ana tjetër nuk fali me Schindler, i cili realizoi gol me vlerën e tre pikëve në minutën e 67-të. /f.a/abcnews.al