Kastrioti mori një fitore me aromë mbijetesë përballë Teutës, ndërsa i mposhti këta të fundit me rezultatin minimal 1-0, me gol të shënuar nga braziliani Kaina.
Me këtë fitore krutanët e Emiliano Çelës “shkelmojnë” fort zonën e ftohtë, ndërsa “zhysin” Egnatian në zonën e rrezikuar.
Pas kësaj fitoreje, Çela u shfaq shumë i lumtur, ndërsa ndihet krenarë për djemtë e tij dhe se kjo është skuadra që tekniku ka ndërtuar me mision mbijetesën.
Fitore e thjeshtë: “Ky është ekipi im që kam menduar dhe projektuar që prej ditës së parë. Kemi arritur në një ditë që ekipet e tjera shumë pak na rrezikojmë dhe jemi në një pikë që kemi ekuilibër. Jemi po prap dinamik, me rendiment. Kështu që jam i kënaqur nga të gjithë çunat dhe puna që kemi bërë. I vetmi shqetësim i imi është euforia, pasi kemi ende shumë punë.”
Reagimi i Teutës në pjesën e dytë: “E prisja që Teuta të reagonte, u kujdesshëm gjithë kohës. Kainas i dhamë detyrë që të kishte kujdes Aleksin. Ata duke parë këtë veprim tonin ndryshuan mënyrën e lojës, por ne kaluam me dy sulmues.”
Rritje në mënyrën e lojës: “I kemi dhënë shenjat nga mënyra e lojës që po bëjmë, e treguam te ndeshja me Partizanin. Thjesht jemi në proces pune e përmirësimi gjatë gjithë kohës. Do punojmë edhe më tej që edhe në momente më të vështira të jemi gati.”
Greca dhe Zogaj: “Është e rëndësishme që lojtarët të dinë të kthehen mbrapa e të marrin topin. Jam shumë i kënaqur shpresoj të vazhdojmë kështu.” /f.a/abcnews.al