Lufta në Ukrainë, ushtria ruse pretendon se ka vrarë 180 “mercenarë të huaj”

schedule17:58 - 13 Mars, 2022

schedule 17:58 - 13 Mars, 2022

Ushtria ruse ka konfirmuar se ka kryer sulm në objektin e trajnimit Yavoriv në Ukrainën perëndimore dhe se gjatë sulmit kishte vrarë “180 mercenarë të huaj” dhe kishte shkatërruar një sasi të madhe armësh të furnizuara nga vendet e jashtme.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenkov, tha në një konferencë se Rusia do të vazhdojë sulmet e saj kundër luftëtarëve të huaj që bashkohen me forcat ukrainase, raportojnë mediat ruse.

Zyrtarët ukrainas më herët thanë se 35 persona u vranë dhe më shumë se 130 u plagosën në sulm.

Më herët pala ruse ka pretenduar se ushtrisë ukrainas i janë bashkuar edhe mercenarë nga Shqipëria dhe Kosova./ Abcneës.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!