Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Basha nuk dorëhiqet, dy skenarët e deputetëve të PD: Kryetari rrezikon shkarkimin nga Grupi Parlamentar

schedule18:10 - 12 Mars, 2022

schedule 18:10 - 12 Mars, 2022

Lulzim Basha dhe disa deputetë mbështetës të tij kanë kushtëzuar tërheqjen e tij me tërheqjen e Berishës nga kandidimi për në krye të PD-së, gjë që duket se do të vijojë t’i mbajë të dy në lojë në një kohë kur pjesa më e madhe e grupit parlamentar i kërkuan sot largimin.

Kryedemokrati tha sot se nuk mund të bëhej kokë turku, por se ishte i gatshëm të ofrohej për çdo zgjidhje të mundshme, megjithatë nuk foli për ikje.

Në këtë mënyrë, pavarësisht kërkesës së deputetëve në Grupin Parlamentar të PD-së, për aq kohë sa edhe Berisha nuk tërhiqet, Lulzim Basha vijon të jetë në krye të demokratëve.



Lexo edhe: Tre pikat: Si po kërkojnë deputetët ta shpëtojnë PD-në nga Basha dhe Berisha

Por cili është skenari i deputetëve të PD-së tani?

Burime të abcnews.al bëjnë me dije se skenari i parë dhe më i arritshmi në kohë të shkurtër është përjashtimi i Bashës nga Grupi Parlamentar i PD-së.

Mjatfton që të bëhet më shumë se gjysma e grupit që kërkojnë këtë dhe përmes një letre njoftojnë kryetaren e Kuvendit për vendimin e marrë duke bërë që kryetari të mos jetë në pjesë e Grupit Parlamentar të PD-së.

Ka edhe një skenar tjetër, i cili duket më i pamundur për shkak edhe të faktit se partia duket tejet e demoralizuar.

Ai është mbledhja e Kuvendit dhe kërkesa për shkarkimin e kryetarit të demokratëve dhe zgjedhja e një kryetari të ri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!