Me mijëra qytetarë janë mbledhur këtë të shtunë në sheshin përpara Kryeministrisë për të kundërshtuar rritjen e çmimeve.
Një prej folëseve vuri në dukje heshtjen e qytetarëve të Elbasanit gjatë këtyre ditëve të cilët nuk kanë protestuar. Ajo kujtoi se këtë vit edhe ballokumja, simboli i Ditës së Verës në Elbasan është prekur nga rritja e çmimeve.
Lexo edhe: Mijëra në shesh, nëna Liza thirrje Ramës: Po qe burrë, dil këtu
“Dua një duartrokitje edhe pse këto ditë nuk është bërë pjesë, qyteti im i dashur Elbasani. Mos prisni ballokume këtë vit se ka shkuar 150 lekë si asnjëherë tjetër”, tha ajo. /abcnews.al