“Boll na vodhët”, qytetarët në këmbë për rritjen e çmimeve, mbushin sheshin Skëndërbej

schedule11:12 - 12 Mars, 2022

schedule 11:12 - 12 Mars, 2022

Qytetarët kanë nisur grumbullimin e tyre për protestën e paralajmëruar të nisë në orën 11:00 nga Sheshi Skëndërbej.  Prej tre ditësh me radhe në kryeqytet kanë vijuar protesta para kryeministrisë ku qytetarët kërkonin uljen e çmimit të ushqimeve dhe të karburantit.

Paraditen e kësaj të shtune me pankarta në duar qytetarët janë grupuar në shesh për të kërkuar të drejtën e tyre dhe për rritjen abuzive të çmimeve të ushqimeve dhe të karburantëve në vendin tonë.

“Boll na vodhët”, është pankarta më e madhe që qytetarët që janë në vijën e parë të protestës mbajnë në dorë.

Ndërkohë kujtojmë se përveç Tiranës protestat vijojnë në çdo qytet të vendit ku duket se tashmë revolta e qytetarëve është e madhe për shkak të vështirësive ekonomike në të cilën ato ndodhen.

Në të njëjtën orë që ishte paralajmëruar protesta në Tiranë, qytetarët janë grupuar dhe në qytete të tjera nga veriu në jug ku shprehin pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisjes. /abcnews.al