Rihapen korridoret humanitare në disa qytete në Ukrainë

schedule08:42 - 12 Mars, 2022

schedule 08:42 - 12 Mars, 2022

Disa korridore humanitare në Ukrainë, duke përfshirë ato në Mariupol dhe Zaporizhzhia, janë rihapur sot, sipas zëvendëskryeministres Iryna Vereshchuk, shkruan skynews

Ajo tha se shpresonte se Rusia do t’i respektonte premtimet e saj për një armëpushim. Vereshchuk tha se Ukraina ka planifikuar të evakuojë banorët e disa qyteteve dhe fshatrave në rajonet e Kievit dhe Sumy-t dhe disa zonave të tjera ku ka luftime të vazhdueshme.

“Shpresoj që çdo gjë të shkojë mirë, të gjitha rrugët e planifikuara do të jenë të hapura dhe shpresojmë se Rusia do të përmbushë detyrimet e saj për të garantuar regjimin e armëpushimit”, tha ajo në një fjalim.

Përpjekjet për të siguruar kalimin e  sigurt për banorët e Mariupolit kanë dështuar vazhdimisht gjatë kësaj javë.

/abcnews.al