Dita e tretë e protestës së qytetarëve në Tiranë kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve ushqimore, ka sjellë dhe përplasje me policinë, pas bllokimit të rrugëve nga ana e protestuesve.
Dhuna e policisë ndaj qytetarëve ka qenë e pajustifikuar, pasi siç shihet edhe në videon e mëposhtme, një i ri tërhiqet zvarrë në mes të rrugës.
Ndërkohë që në një moment ku një polic sheh se aty pranë janë dhe përfaqësues të medias i drejtohet kolegut të tij duke i thënë se: ‘Më avash se ka gazetarë’!
Kujtojmë që prej 3 ditësh protestohet në Tiranë, ndërsa prej dy ditësh në çdo qytet të vendit, ku numri i qytetarëve të shoqëruar është shumë i lartë.
https://www.youtube.com/watch?v=7RuQR6NLbjQ
Abcnews.al ka raportuar më herët që rreth 15 protestues të ndaluar janë transferuare në paraburgimin e Elbasanit, pasi nuk kishte më vend në Drejtoritë Rajonale dhe në Tiranë.