Protesta, Meta: Qeveria të ndërhyjë në çështjet që shqetësojnë qytetarët, policia të distancohet nga dhuna

schedule20:27 - 11 Mars, 2022

schedule 20:27 - 11 Mars, 2022

Presidenti i Republikës Ilir Meta, i ka bërë një tjetër thirrje qeverisë që të ndërhyjë në zgjidhjen e problemeve që shqetësojnë qytetarët shqiptarë, të cilët tashmë kanë nisur protesta në mbarë vendin.

Me anë të një postimin në Facebook, Meta i bën gjithashtu thirrje policisë së Shtetit që të mos përdorë dhunë ndaj protestuesve.

Postimi i Metës:

I bëj thirrje Qeverisë të dëshmojë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e të gjitha çështjeve që po shqetësojnë me të drejtë qytetarët, të cilët prej ditësh po protestojnë, në mbarë vendin, për dinjitetin dhe të drejtat e tyre thelbësore.

Policisë së Shtetit i tërheq vëmendjen për t’u distancuar nga dhuna e papranueshme dhe ndalimet e pajustifikuara.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!