Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, insiston t’i thotë Këshillit të Sigurimit të OKB-së se Rusia ka histori të dokumentuar të përdorimit të armëve kimike.
Lexo edhe: SHBA: Është Rusia, jo Ukraina, vendi që ka programin e armëve biologjike
Thomas-Greenfield thotë se SHBA “ka shqetësime serioze se Rusia mund të planifikojë të përdorë agjentë kimikë ose biologjikë kundër popullit ukrainas”.
Sipas ambasadores Rusia mund të përdorë agjentë kimikë ose biologjikë për atentate./abcnews.al/