Gjatë një vizite në Beograd pas shumë vitesh, publicisti kosovar Veton Surroi u ka bërë thirrje serbëve që të pranojnë realitetin e Kosovës së pavarur. Sipas tij, dialogu është rruga e vetme për një zgjidhje finale mes palëve.
Publicisti Kosovar Veton Surroi është një emër i njohur në Serbi. Ka arritur në Beograd pas shumë vitesh, për tu thënë serbëve se duhet pranuar realitetin. Në një konferencë të gjatë pati interesim dhe ragime, por një nga njerëzit kryesor të medias në Kosovë, tha se paqe nuk ka përderisa Serbia nuk e kupton se progresi i Kosovës është në interes të saj dhe anasjelltas. Surroi tha se në Serbi megjithatë ka gjetur një gjuhë të fundviteve ’80. Është e mundur, por duhet krijuar kushtet për zgjidhjen e problemit.
Surroi ka qenë pjesë e negociatave për Kosovën disa herë, nga Ramujeja në vitin 1999 e deri tek negociatat para pavarësisë. Ai nuk është optimist tek procesi i Brukselit, por thotë se negociatat mund të jenë mjet për një zgjidhje përfundimtare.
Kosova dhe Serbia kanë një hëndek politik nga e shkuara, një mosmarrëeshje në kohën e tashme dhe një paqartësi për epilogun e bisedimeve. Në konferencën ku Surroi foli megjithatë u tha se nuk është shumë e qartë se ku ndodhën marrëdhëniet Kosovë-Serbi, figurativisht me mijëra mjek por në vdekje klinike. /abcnews.al