Lufta Rusi-Ukrainë ka shënuar sot ditën e 16-të të konfliktit, me mijëra viktima dhe të plagosur. Sulmet ruse nuk kanë kursyer as civilët ku mes viktimave janë raportuar edhe 78 fëmijë. Fotot dhe videot e postuara në mediat sociale kanë treguar imazhet e tmerrshme të luftës dhe vuajtjet e shumë civilëve.
Së fundmi, në mediat sociale është postuar fotoja e një piloti rus, i cili ka humbur jetën pasi nuk iu hap parashuta.
Черговий пілот рашистів, в якого не розкрився парашут.
Це вже тенденція, яка свідчить, що російським пілотам заздалегідь не дають шансів катапультуватись живими.
Аби не потрапили в полон і не стали свідками для військового трибуналу. pic.twitter.com/xCWlh68AKY
— Алчевськ UA?? (@AlchevskUA) March 11, 2022
Zhvillimet më të fundit nga lufta Ukrainë-Rusi sot:
–Ministri i Bujqësisë i G7 do të takohet për të provuar dhe për të gjetur se si të stabilizohen çmimet e ushqimeve.
-Pas 5 orësh diskutime, liderët e BE-së i thonë “po” integrimit të Ukrainës në BE. Kështu shprehet presidenti i Lituanisë Gitanas Nausėda në një postim në Tëitter.
-Brenda Rusisë, Duma (parlamenti rus) mblidhet edhe një herë për të shqyrtuar masat për të stabilizuar ekonominë e saj pas sanksioneve të rënda dhe Vladimir Putin do të presë homologun e tij bjellorus në Kremlin, përpara se të telefonojë liderin finlandez.
-OBSH i kërkon Ukrainës të shkatërrojë patogjenët me rrezik të lartë në laboratorë, Zelensky, “Ne po përballemi me një shtet terrorist”.
-SHBA thonë se “Forcat ruse i janë afruar Kievit”.
-Më shumë bomba në Mariupol pas sulmit në spitalin e fëmijëve.
– IAEA shpall “inspektime fizike në termocentralet bërthamore”. Gjatë natës, shpërthime të forta në Dnipro.
– Sulmohet aerporti në Lutsk
– Ka pasur zhvillime “pozitive” në negociatat në vijim mes zyrtarëve rusë dhe ukrainas, sipas presidentit rus Vladimir Putin.
“Ka disa ndryshime pozitive atje, pasi negociatorët nga ana jonë më kanë informuar,” i tha Putin liderit bjellorus Alexander Lukashenko, aleati kryesor i rusëve, në një takim në Moskë.
–Çmimet ndërkombëtare të ushqimeve mund të rriten nga 8% në 20% si rezultat i konfliktit në Ukrainë, sipas një deklaratë të agjencisë së ushqimit të OKB-së
/abcnews.al