Suedia do të strehojë 76,000 refugjatë ukrainas në muajt e ardhshëm

schedule13:56 - 11 Mars, 2022

schedule 13:56 - 11 Mars, 2022

Suedia do të strehojë 76,000 refugjatë ukrainas gjatë muajve të ardhshëm, pas pushtimit të Rusisë, sipas një deklaratë të agjencisë së emigracionit, shkruan skynews

Por nëse situata vazhdon të përkeqësohet, numri i refugjatëve pritet të shkojë në 212 mijë deri në qershor. Suedia po përgatit sallat sportive, depot dhe qendrat e  mëdha për të strehuar ukrainasit që po i largohen agresionit rus.

Ndërkohë 2.5 milionë njerëz janë larguar deri më tani nga Ukraina, sipas OKB-së.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!