Navalvy i bën thirrjeve rusëve të protestojnë kundër luftës në Ukrainë

schedule10:20 - 11 Mars, 2022

schedule 10:20 - 11 Mars, 2022

Udhëheqësi i opozitës, Alexei Navalny, ka bërë thirrje për protesta kundër luftës në Ukrainë, shkruan The Guardian

Maniaku i çmendur Putin do të heqë dorë nga lufta vetëm nëse haset me rezistencën e popullit rus.  “Duhet të protestoni kundër luftës çdo fundjavë. Ju jeni shtylla kurrizore e lëvizjes kundër luftës dhe vdekjes,” shkruajti Navalvy në një mesazh të postuar në Instagram.

Sipas grupit të monitorimit të protestave OVD Info, 13,908 persona janë arrestuar në demonstratat kundër luftës në Rusi që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.

Navalny u burgos vitin e kaluar pas rikthimit në Rusi nga Gjermania ku u trajtua në një spital pas helmimit me agjent nervor gjatë një vizite në Siberi në vitin 2020.

/abcnews.al