Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë prej disa ditësh me pushime në SHBA. Në këtë udhëtim, ata kanë marrë me vete dhe vajzën e tyre, Ajkën, e cila duket se është argëtuar pafund.
Çifti nuk kanë nguruar të ndajnë foto të ndryshme në rrjetet sociale. Së fundmi, Xhensila i ka bërë edhe një dedikim të bijës.
Këngëtarja ka publikuar disa foto me Ajkën nga Disney World, Florida, ku vogëlushja shihet e veshur si Borëbardha.
“Deri në fund të botës do vrapoj pas teje Ajka ime”, ka shkruar Xhensila krahas fotove./abcnews.al
View this post on Instagram