Indonezi, shpërthen vullkani “Agung” në Bali

schedule15:16 - 26 Nëntor, 2017

schedule 15:16 - 26 Nëntor, 2017

Shumë fluturime janë anuluar në ishullin më turistik të Indonezisë për shkak të shpërthimit të një vullkani në Bali. Mësohet se mbi 2 mijë pasagjerë po presin të largohen nga ishulli.
Dhjetëra fluturime janë anulluar në Bali, ishulli më turistik i Indonezisë. Kjo ka ndodhur për shkak të shpërthimit të vullkanit “Agung”, i cili ka shpërndarë në qiell një kolonë tymi dhe hiri të rrezikshëm për avionë. Kanë mbetur në tokë të paktën 2 mijë pasagjerë, mes të cilëve edhe një numër i lartë i turistëve australianë.
Shpërthimi i fundit i “Agung” i përket vitit 1963: në atë rast, tymi shkoi deri në Xhakartë, rreth një mijë kilometra distancë. Është tashmë shpërthimi i dytë në më pak se një javë, që ka ndodhur në vullkanin indonezian në ishull. Kolona e tymit e prodhuar u rrit në të paktën 1.500 metra në qiell dhe detyroi disa kompani ajrore të ndryshonin planet e fluturimit.
“Turizmi në Bali është i sigurtë, përveç zonës së rrezikut përreth Malit “Agung’”, bëri me dije Agjencia për Fatkeqësi në Indonezi. Alarmi për vullkanin është dhënë që me 22 shtator kur mbi 130 mijë persona janë larguar nga banesat e tyre për shkak të frikës për një shpërthim të mundshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!