I ftuar në ‘Radari Informativ’ në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, gazetari Blendi Fevziu ka komentuar situatën politike brenda opozitës dhe Partisë Demokratike.
Ai tha se sot PD është në ditët e saj më të këqija, pasi është tkurrur në pikën më dobët.
Ai tha se PD sot ka shkuar në 13%, rezultat më i ulët edhe si viti 97-të ku morën vetëm 29%
‘Sot opozita është në ditët më të vështira të saj. Sot PD, logoja zyrtare që është lidhur me historinë më shumë se PS, është katandisur në 13%, është rezultati më i ulët historik. Sot janë katandisur edhe më keq se 97-ta ku morën 29%’, deklaroi Fevziu.