Ylli hollivudian habit me deklaratën: Nuk më pëlqen ta laj fytyrën

schedule17:34 - 10 Mars, 2022

schedule 17:34 - 10 Mars, 2022

Cameron Diaz ka bërë një rrëfim befasues teksa fliste për kujdesin ndaj lëkurës. Në një intervistë që ka dhënë, aktorja hollivudiane tha se ajo pëlqen të mos e lajë kurrë fytyrën. Diaz tregoi se si perspektiva e saj për bukurinë ndryshoi kur u tërhoq nga aktrimi.

“Unë nuk bëj asgjë. Më pëlqen të mos e laj kurrë fytyrën. Kam një miliard produkte që i përdor dy herë në muaj nëse jam me fat. Një herë funksionon apo jo? A është kjo gjithçka që duhet të bëj?”, tha aktorja. Kur ishte e angazhuar në punë, ajo tha se duhej të rrinte me orë të tëra para pasqyrës.

Charlie's Angels' star Cameron Diaz shares the real reason she quit acting

“Është toksike,” tha aktorja. “Ti thjesht fillon të veçosh veten. Nuk më intereson. Fjalë për fjalë, gjëja e fundit për të cilën mendoj në baza ditore – ndoshta jo fare gjatë ditës – është se si dukem.”, shtoi aktorja.

Deklarata e Cameron Diaz për kujdesin ndaj lëkurës

/abcnews.al