100 miliardë dollarë dëme në Ukrainë që nga nisja e pushtimit rus

schedule14:58 - 10 Mars, 2022

schedule 14:58 - 10 Mars, 2022

Ukraina ka hyrë sot në ditën e 15-të të luftës me Rusinë. Deri më tani përparimi rus drejt Kievit është ngadalësuar ndjeshëm nga ukrainasit të cilët po tregojnë një rezistencë të pashembullt ndaj pushtuesve, shkruan skynews

Por dëmet që ka shkaktuar kjo luftë janë katastrofike. Sipas këshilltarit kryesor ekonomik të Ukrainës, Oleg Utensko, vlera e infrastrukturës dhe pronave të shkatërruara nga sulmet ruse gjatë këtyre 15 ditëve shkon në 100 miliardë dollarë.

Ndërkohë,  2.3 milionë ukrainas janë larguar nga vendi, për ti shpëtuar agresionit rus.

/abcnews.al