“Po mbrojmë shtetin në ditën e 15”, Zelensky: Falë mbrojtjes tonë ne nuk u bëmë skllevër

schedule13:34 - 10 Mars, 2022

schedule 13:34 - 10 Mars, 2022

Në një deklaratë të bërë ditën e sotme, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky është shprehur se falë mbrojtjes së treguar, ai dhe populli i tij nuk u bënë skllevër.

“Ne po mbrojmë shtetin tonë për të 15-tën ditë. Jemi treguar këmbëngulës. Ushtria ukrainase ka zmbrapsur sulmet në zonat kryesore. Falë ushtrisë sonë, Gardës Kombëtare, rojeve kufitare, policisë dhe të gjithë atyre që iu bashkuan mbrojtjes, ne nuk u bëmë skllevër. Dhe këtë nuk do ta bëjmë kurrë. Sepse ky është shpirti ynë, ky është fati ynë”.

Po ashtu, ai bëri të ditur se ka nënshkruar një ligj për konfiskimin me forcë të pronës së të gjithë rusëve në Ukrainë.

“Duan të poshtërojnë popullin tonë që të marrin bukë e ujë në gjunjë nga duart e pushtuesve. Kështu që ukrainasit mund të shpëtojnë jetën e tyre vetëm duke shkuar në territoret e pushtuara ose në Rusi. Kjo është arsyeja pse ata po bllokojnë Mariupol-in, Volnovaka-n dhe qytete të tjera. Ata e organizojnë qëllimisht këtë tallje për t’u dhënë lajme propaganduesve të tyre. Vetëm për këtë arsye! Ata janë thjesht përbindësha”. /abcnews.al/