Ministri francez: Me shumë gjasa Ukraina do t’i bashkohet BE-së

schedule12:06 - 10 Mars, 2022

schedule 12:06 - 10 Mars, 2022

Ministri francez për Çështje Evropiane Clement Beaune ka deklaruar sot se Ukraina, mes vendeve të tjera të Evropës Lindore, “ndoshta” do t’i bashkohet Bashkimit Evropian “pas disa vitesh”.

“Është bindja ime e thellë se do të ketë një Bashkimi Evropian i cili do të jetë pas disa vitesh, nuk e di kur, pas disa vitesh, ndoshta do të shtrihet në Ukrainë, në Moldavi, në Gjeorgji, ndoshta në vende të tjera.”

Beaune foli për transmetuesin francez France Inter, përpara një takimi të liderëve të BE-së sot në Versajë. Po ashtu, ai iu bashkua zërave që dënojnë globalisht atë që bëri Rusia në një maternitet ukrainas, duke shtuar se sulmet kundër civilëve po intensifikoheshin.

Ministri përsëriti gjithashtu nevojën për t’u larguar nga gazi rus “sa më shpejt të jetë e mundur”, duke shtuar se “Rusia mbështetet në faktin se ne kemi nevojë për të”.

“Duke blerë gazin rus, ne po financojmë luftën e Vladimir Putinit”, tha ai. /abcnews.al/