Adriana Matoshi dedikim partnerit: Më mungon shumë dashuria ime

schedule11:20 - 10 Mars, 2022

schedule 11:20 - 10 Mars, 2022

Adriana Matoshi është shumë aktive në rrjetet sociale, ku publikon foto dhe video nga përditshmëria. Sigurisht, nuk mungon as partneri i saj, futbollisti Keith Groeneveld.

Së fundmi, ajo ka publikuar në Instastory një fotografi, ku shfaqet në krahët e Keith.

“Më mungon shumë dashuria ime”, ka shkruar Adriana sipër fotos.

Kieth prej disa vitesh jeton në Belgjikë, ku është i angazhuar në karrierën e tij si futbollist, ndërsa Adriana po ushtron profesionin e saj si deputete në parlamentin e Kosovës.

Lidhja e tyre u bë zyrtare rreth dy vite më parë, por është përfolur mjaft gjatë për shkak të diferencës së moshës që ata kanë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!