Sulmi barbar mbi Mariupol, Zelensky: Çfarë vendi është Rusia që ka frikë nga një spital fëmijësh?

schedule23:21 - 9 Mars, 2022

schedule 23:21 - 9 Mars, 2022

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky ka reaguar sërish pas sulmit barbar të ushtrisë ruse mbi një spital fëmijësh në Mariupol.

Në reagimin e tij Zelensky pyet se pse shihej si kërcënim për Rusinë një spital fëmijësh, ndërsa vijon duke shkruar se çfarë vendi është Federata Ruse që ka frikë nga një maternitet.

Spitali i fëmijëve? Materniteti? Pse ishin një kërcënim për Federatën Ruse? Çfarë vendi është Federata Ruse që ka frikë nga spitalet, ka frikë nga maternitetet dhe i shkatërron ato?” tha Zelensky ndërsa komentonte aktin barbar.

Zelensky tha se të paktën 17 persona u plagosën në sulm dhe autoritetet po vazhdojnë të kalojnë rrënojat për viktima të tjera.

Rusia pretendon se Ukraina po krijonte pozicione luftarake në spital, pretendime të cilat mbeten të paverifikuara.

Disa orë para se të bombardohej materniteti në Mariupol, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova akuzoi Ukrainën për vendosjen e pozicioneve luftarake në spital.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!