Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pamjet satelitore, Mariupoli para dhe pas pushtimit rus

schedule21:56 - 9 Mars, 2022

schedule 21:56 - 9 Mars, 2022

Pamjet satelitore na tregojnë qytetin Mariupol para dhe pas pushtimit nga rusët. Aty shihen dyqanet ushqimore dhe qendrat tregtare para dhe pas nisjes së shpërthimeve. Mariupoli ndodhet në jug të Ukrainës dhe është qyteti port më i madh në vend. Aty jetojnë rreth 450.000 banorë.

Në ditët e fundit qyteti ka përjetuar bombardime intensive. Sot u raportua se një spital për fëmijë u shkatërrua nga sulmet ajrore të Rusisë. Një zyrtar ukrainas tha se u plagosën të paktën 17 persona.

Shtëpia e Bardhë e ka dënuar përdorimin “barbar” të forcës kundër civilëve, pasi sulmet ajrore ruse goditën një spital të fëmijëve dhe maternitetin në Mariupol të Ukrainës. “Është e tmerrshme të shohësh këtë lloj të përdorimit barbar të forcës ushtarake kundër civilëve të pafajshëm në një shtet sovran”, tha Sekretarja për Media, Jen Psaki. Në sulmin ajror në Mariupol janë plagosur të paktën 17 persona, tha një zyrtar ukrainas.



/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!