Xhaferaj në “Radari Informativ”: 6 Marsi tregoi se Berisha dhe Basha duhet të largohen nga PD

schedule19:34 - 9 Mars, 2022

schedule 19:34 - 9 Mars, 2022

Deputeti demokrat, Ferdinand Xhaferaj, në një lidhje me Skype me emisionin ‘Radari Informativ’ të gazetares Juli Xhokaxhi në Abc, komentoi situatën brenda Partisë Demokratike.

Ai tha se rezultati i zgjedhjeve të 6 marsit tregoi se PD ka nevojë për një zgjidhje përtej Bashës dhe Berishës.

Sipas tij Lulzim Basha dhe Sali Berisha nuk janë më zgjidhje për ringritjen e PD. Xhaferaj theksoi se demokratët sot refuzojnë kultin e individit.

Berisha nuk është zgjidhje, ai është kriza. Tani kemi evidencë të provuar që nuk është zgjidhje. Në 6 Mars ai erdhi në Baskinë e Durrësit dhe nuk i kaloi 29%, po kjo evidencë u provua dhe për Bashën, i cili tregoi se alternativa e tij nuk e pëlqen atë. 6 Marsi tregoi se të djathtës shqiptare i duhet një zgjidhje përtej Bashës dhe Berishës. 6 Marsi tregoi se si Basha dhe Berisha edhe po të bashkohen nuk e mundin dot Edi Ramën’, tha Xhaferaj.