Protestës para kryeministrisë i janë bashkuar edhe qytetarët që kanë qenë duke lëvizur me makinë , ndërsa kanë fikur makinat e tyre.
Duke folur për mikrofonin e Abc për gazetarin Ermal Vaka, një nga qytetarët i cili ka ndalur makinën para kryeministrisë duke u solidarizuar me protestuesit, ka theksuar se çdo veprim i shoqërisë sot është i drejtë.
I pyetur nga gazetari Vaka nëse bllokimi i rrugës është i drejtë, qytetari ka thënë se çdo veprim sot është i justifikuar madje duhet përshkallëzuar edhe më tej pasi situata nuk mban më.