Të revoltuar shihen qytetarët që janë në protestë para kryeministrisë për rritjen e çmimeve. Njëri prej tyre është shprehur se kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi për këtë rritje të madhe të çmimeve dhe të vendosë një tavan. Parulla e tij ndaj qeverisë ishte: “Ju varfëroheni, ai pasurohet, sepse ka çakej që në ditë të errëta duhet të hanë”.
“Absolutisht që në këtë vend qytetarët do të duhet të mirëqeverisjen. Në të gjitha rastet do të duhet t’i ushtrojmë presion kësaj zyre. Ne jemi sot këtu me përfaqësues të bizneseve të mesme, jeta e të cilëve është vendosur në vështirësi. Janë qytetarët. Ju mund ta kuptoni, që rajoni dhe bota nuk po kalon ditë të mira dhe në situata krizash të gjithë do të mbajnë barrën, por në fund të ditës kryeministri ka shpënë në luftë qytetarët, por jo vetëm. Pse nuk kemi deklaratë të kryeministrit, të kontrollojë bizneset që çmimi i naftës të mos kalojë në këto shifra.
Duhet ta kuptoni që e vetmja mënyrë për të bërë këtë qeverisje të përgjegjshme është që qytetarët të ndodhen çdo ditë përpara kësaj zyre derisa çmimet të përballohen nga qytetarët. Kur kryeministri thotë të mos ndërhyjë te privati, ju shihni se si i prish shtëpitë e qyteteve, që janë pronë private. Nëse ka një moment kur shteti duhet ti gjendet qytetarëve është ky. Nuk duhet ta lë në lënie të lirë. Kryeministri pasuron qeverinë e vet. Ndërkohë që ju varfëroheni ai pasurohet, sepse ka çakej që në ditë të errëta duhet të hanë”, tha qytetari.
“Jo të gjithë pastrojnë para”, u shpreh një qytetare tjetër ndërsa shtoi se rritja e çmimeve rëndon direkt xhepat e qytetarëve.
/abcnews.al