Kryemadhi: Jam me shqiptarët në protestë, kundër hajdutëve të inceneratorëve

schedule16:17 - 9 Mars, 2022

schedule 16:17 - 9 Mars, 2022

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka reaguar sërish për rritjen e çmimeve në vend, ndërsa ka propozuar nja zgjidhje për të hequr barrën mbi qytetarët.

Në reagimin e saj Kryemadhi shkruan se nëse qeveria do të anulojë koncensionin  për inceneratorët, qytetarët shqiptarë do të jen ë më të lehtësuar.

Postimi i Kryemadhit:

Anulloni koncesionin e inceneratorit të Tiranës dhe subvenciononi me ato para familjet, fermerët, bizneset shqiptare, për të përballuar shtrenjtimin e naftës, energjisë dhe çmimeve!

Është fakt se ky koncesion 30 vjeçar është mundësuar nga Erion Veliaj, i cili ka shpërdoruar detyrën duke e aprovuar atë pa vendim këshilli bashkiak, siç e parashikon ligji.

Ky koncesion 30 vjeçar i lidhur për të vjedhur qytetarët, i ka mundësuar ITS së Klodian Zotos të realizojë deri më sot një evazion fiskal 25 milionë dollarë.

Ky koncesion i mundësuar nga Erion Veliaj, i ka çuar paratë e qytetarëve për kompani fantazëm, për shpenzime absurde si konsulenca të vetvetes dhe udhëtime luksoze në mesin e pandemisë.

Këto janë para të shqiptarëve!

Sot, kryeministri e qeveria është nisur drejt Dubait me Charter, pronarët e inceneratorëve mund të jenë duke bërë plazh në Maldive, ndërsa shqiptarët e vjedhur prej tyre, në orën 17:00 do të jenë në protestë para kryeministrisë! 

Unë zgjedh të jem me qytetarët dhe është koha që të gjithë të jemi me Shqipërinë.

Kjo pritet edhe nga SPAK, i cili urohet të veprojë sa më shpejt, ndryshe nga rasti i Elbasanit, e të mos presë 30 vjet, derisa kompania ti ketë marrë të gjitha pagesat.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!