Hande Erçel dhe Kerem Bürsin kanë qenë në fokus të mediave turke kohët e fundit pasi përflitet se janë ndarë. Por ndërsa fansat shpresonin se spekulimet nuk janë të vërteta, veprimi i fundit i aktores ndaj Keremit ka zbuluar më shumë detaje.
Thashethemet se janë ndarë nisën pasi fshinë nga rrjetet sociale fotot e përbashkëta, duke mbajtur vetëm ata të realizuara gjatë telenovelës ku kanë luajtur së bashku. Por tani Hande e ka hequr Keremin nga Instagrami duke nënkuptuar se nuk janë më bashkë.
Sigurisht një veprim i tillë ka mërzitur fansat e tyre, shumë prej të cilëve kishin shpresa për një rikthim.
/abcnews.al